Presidenti i vendit Bujar Nishani ka dekretuar buxhetin e vitit 2017 që u miratua në Parlament me votat e mazhorancës javën e kaluar.
Në këtë mënyrë, buxheti 2017 hyn në fuqi menjëherë.
Mazhoranca e ka cilësuar si buxhetin më të lartë gjatë këtyre viteve që do të mundësojë rritjen e rrogave dhe pensioneve.
Ndërsa opozita e kontestoi me argumentin se shumë fonde do të shpenzohen për zbukurime të zyrave qeveritare.
Dekreti i Presidenti është publikuar në faqen zyrtare të Presidentit të Republikës.











