Banorët e Zharrzës në Fier, kanë bllokuar rrugën sot dhe nuk lejojnë asnjë mjet të kompanisë të kalojë.
“Kjo është një luftë që do t’i shkohet deri në fund. Tashmë nuk ka më kthim mbrapa. Populli i Zharrzës ka vendosur t’i dali vetë zot vetes dhe do t’ia dalë”.
Kjo protestë e tyre, shkon paralelisht me grevën e urisë, së disa bashkëfshatarëve të tyre, e cila vazhdon në ditën e gjashtë të saj.
Protesta e banorëve të Zharrzës, prej disa ditësh bëhet ndaj indiferentizmit të strukturave të larta shtetërore, përballë pasojave që banorët po ndeshin nga shpërthimet e kompanisë së naftës Bankers Petrol, që ju ka dëmtuar banesat.












