Taksisti Niko Dinko nag Korça, ka dëshmuar për mediat se si e rrahën gardistët që shoqëronin kryeministrin Edi Rama në Korçë vetëm për arsye se ai thirri “poshtë Edi Rama, rroftë Ben Blushi. Blushi do të hajë kokën”.
Rrëfimi i tij është postuar nga drejtuesi i partisë LIBRA në faqen e tij në Facebook. Dinko thotë se është dhunuar jo vetëm nga garda, por edhe nga policia.
“Më morën dhe më bënë një xhiro dhe më lanë andej. Nëse do të kisha pasur ndonjë problem nuk do të më lëshonin, por do më çonin në polici”, thotë taksisti në rrëfimin e tij që është një akuzë e rëndë si për Gardën e Republikës ashtu edhe për Policinë e Shtetit, e po ashtu edhe për kryeministrin Edi Rama, pasi dhuna ka nisur në prani të tij.











