Një atentat është kryer sot në qytetin e Shkodrës ndaj biznesmenit Syrri Mehmetaj. Mehmetaj ka shkuar në spital në gjendje të rëndë .
Burime nga policia e Shkodrës bëjnë me dije se, sot orës 11.50 është njoftuar se ka mbetur i plagosur me armë zjarri 44- vjeçari Syrri Mehmetaj, i cili është në gjendje të rëndë shëndetësore.
Mehmetaj mësohet se është biznesmen i njohur në Shkodër.
Në territorin e spitalit është gjetur dhe sekuestruar autovetura tip “Benz” me targë AA 031 NL, e dyshuar si e goditur me armë zjarri.
Janë ngritur pika kontrolli si dhe po bëhet krehja e zonës me qëllim kapjen e autorëve.












