Kreu i Partisë Demokratike ka reaguar në Facebook për ndarjen nga jeta të aktorit Bujar Lako. Basha tha se i shpreh ngushëllime familjes së tij dhe se ai ishte ikonë e kinematografisë shqiptare. Ai do të mbetet i ngulur në memorien e publikut tha Basha me rolet e tij.
POSTIMI I PLOTË:
Me hidhërim të madh, mora vesh lajmin për ndarjen nga jeta të Bujar Lakos. Zemra e tij pushoi sot në mëngjes herët, duke e larguar fizikisht nga kjo botë ikonën e skenës dhe kinematografisë shqiptare. Artist i papërsëritshëm që i dha jetë si askush tjetër personazheve të ngulura në memorien e publikut, Bujari ishte një njeri i madh po ashtu, që kurrë nuk hoqi dorë nga përunjësia dhe sjellja njerëzore, megjithë arritjet e mëdha dhe lavdinë e merituar në art. Ngushëllimet më të sinqerta për familjen e tij, për Mirën dhe Bojkenin, për miqtë e dashamirësit, për admiruesit dhe ndjekësit e panumërt të artit, kinemasë, dhe roleve të të madhit Bujar Lako. U prehtë ne paqe!











