Një shqiptar është vendosur në pranga në Itali, ndërsa janë sekuestruar 714 kg kanabis.
Shqiptari i arrestuar është Spartak Meli 28 vjeç, ndërsa drogën e kishte fshehur në një pus nafte në Surbiton, sipas medieve italiane.
Shqiptari Spartak Meli, sipas policisë ishte përgjegjësi kryesor për posedimin dhe trafikimin e lëndës narkotike në Lecce.
28 vjeçari shqiptar kishte edhe disa bashkëpunëtorë italiane, një i arrestuar, ndërsa për rrjetin po punohet për t’i zbuluar.












