• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Nard Ndoka: Çfarë më tha Topalli për kërcimet e mia në DWM

admin by admin
24 December, 2016
in Politika
0
Nard Ndoka: Çfarë më tha Topalli për kërcimet e mia në DWM
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një stinë ndryshe kjo për politikanin e famshëm Nard Ndoka, i cili ngritjen e zërit opozitar në Kuvend e zëvendësoi me ngritjen e balerinave në ajër, në padjeshkat që, për çudinë e të gjithëve, arriti t’i realizonte si duhet. Spektakli “Dance ëith me” ka shpallur fituesit e tij, Renato Mekollin dhe Laura Nezhën, edhe pse po aludohej se kupën do ta fitonte çifti i politikanëve Nard Ndoka e Greta Koçi.
Kryetari i Partisë Demokristiane, aktualisht deputet i Kuvendit, rrëfen për Panorama tërheqjen me takt nga gara, pasi po përfliteshin si fitues, si u bë objekt i bisedave me deputetëve në seancat kuvendore dhe çfarë fshihej pas ngacmimeve të Bert Aliajt për Greta Koçin.
Një politikan që theu tabu, duke u bërë pjesë e një shou ku kërcehet. Pate momente pendese gjatë kësaj eksperience televizive?
Pas përfundimit të spektaklit “Dance ëith me”, me një analizë të detajuar, mbi ato çfarë më ofroi mua dhe se çfarë unë ofrova te publiku, sot konstatoj me kënaqë- si që kam marrë maksimalen e performancës në një spektakël të përmasave kombëtare. Tashmë e konsideroj një rrugë që përshkohet për herë të parë nga unë, dhe për fat me shumë sukses, jo vetëm duke thyer një tabu, por duke vendosur standard të ri, një model ndryshe të një politikani, njerëzoren, konkurrencën, pjesëmarrjen dhe suksesin. Sot, vlerësoj jo vetëm që nuk ka pendesë, por ishte vendim i guximshëm dhe i rëndësishëm, që ndikoi në mënyrë të drejtpërdrejtë në njohjen te qytetari votues në një format tjetër njerëzor, ndryshe nga formati i ftohtë i politikanit parafabrikat.
Numrat e kërcimit ishin të ndryshëm e të vështirë deri te padjeshkat e balerinave. Ishte e thjeshtë t’i realizoje?
Në fillim kërcimi më dukej mision që nuk mund ta përmbushja si duhet, nga shumë faktorë të ndryshëm, që më pengonin në raport me konkurrentët e tjerë. Javët e para më shoqëruan me emocione, ngurtësim, frikë, por edhe me vendosmëri për të vazhduar më tej. Shumë shpejt u ambientova me kërcimin, disiplinat, teknikat dhe çdo gjë tjetër që kishte të bënte me kërcimin dhe spektaklin. Padjeshkat u bënë shumë shpejt numrat e preferuar për mua, duke më përballur me to maestro Albi Nako nga numri në numër, duke e rritur shkallën e vështirësisë, por edhe performancën.
Sa e vështirë ishte të mbaje një femër në ajër, nuk kishe frikë se të rrëshqiste nga duart?
Të zotërosh skenën, të mbash një balerinë në ajër, apo ta presësh atë nga hedhjet spektakolare në tri metra largësi ishte kënaqësi dhe përgjegjësi shumë e madhe.
Me partneren në garë, Greta Koçi, u identifikuat si çifti skenik i politikës. Po si politikanë, çfarë aleancash mund të bëni më tej?
Greta ishte një partnere spektakolare në kërcim, në pjesët e filmave që na shoqëruan dhe në provat e përditshme. Vajzë me kurajë profesionale të admirueshme, e veçantë edhe për kastin e VIP-ave pjesë- marrës. Është natyrë e çiltër dhe me prirje lidereje në politikë. Kemi biseduar gjatë edhe për politikën, bashkëpunimin për më tej. Besoj se rruga jonë e bashkëpunimit nga spektakli do të vazhdojë gjatë edhe në politikë.
Çfarë këshille i ke dhënë asaj për të spikatur në politikë?
Në politikë Greta është e orientuar, ka ndjesinë e një personazhi publik dhe është e qartë për rrugën e saj. Nga eksperienca ime, i kam dhënë mjaft këshilla, që kryesorja është pjesëmarrja dhe aktivizimi maksimal në jetën politike në të ardhmen.
U mërzitët që nuk e fituat ju kupën? Cili çift e meritonte, sipas jush?
Nuk u mërzitëm shumë, për faktin se statusi ynë, ndryshe nga konkurrentët e tjerë, na jepte njëfarë epërsie në garë dhe paragjykimet filluan të bëheshin të bezdisshme. Gjithandej flitej se ne do ta fitonim kupën e “DËM”, kjo na bëri që t’i largoheshim garës me takt. Sa për kolegët tanë, ata pothuajse të gjithë ishin konkurrentë të fortë. Të gjitha çiftet kishin epërsitë e tyre të dukshme. Fituesit nuk gjykohen, sepse janë shumë elementë që merren në konsideratë, në një spektakël të këtyre përmasave. Ndaj të gjithë konkurrentët e mirëkuptuam dhe pranuam stafin drejtues dhe publikun, në gjykimin e tyre. Në fund të fundit, të gjithë e trajtuam edhe garën si një lojë të bukur, që të jep emocion.
Këta tre muaj mund të quhen të veçantë për ty, pasi nga provat uleshe pastaj në karrigen e Kuvendit. Ç’të thanë kolegët deputetë për performancat e tua?
Në fillim disa më shikonin me habi, guxim i madh më thoshin, kujdes se po na përfaqëson edhe ne! Mos na zhgënje, duhet të fitosh, i madh je, si nuk përton etj., etj. Shumica e kolegëve më kanë përgëzuar. Në përgjithësi, koleget femra më kanë komplimentuar pa fund dhe me simpati të dukshme.
Mund të na përmendësh ndonjë prej tyre?
Një ditë në Kuvend, më thotë Jozefina Topalli se e kishte marrë nëna e saj në telefon kur transmetohej programi në “Tv Klan”, për ta pyetur nëse po e shikonte këtë kanal. “E’shikon Nardin tuj kërcy, moj Jozi? Pash Zotin sa mirë ka kcy!” Shumë kolegë e kanë ndjekur spektaklin, më kanë dërguar urime me SMS, por edhe në komisione parlamentare dhe seanca kemi biseduar shpesh për “Dancin” për vështirësitë aty, por edhe për kënaqësitë që të jep një spektakël i tillë.
“Ç’FSHIHEJ PAS NGACMIMIT TË BERT ALIAJT SE DUHET TA LË GRUAN PËR GRETA KOÇIN”
Përballjet me Bert Aliajn ishin të shpeshta, siç ishte dhe një batutë e tij kur tha nëpërmjet bustit simbolik se po të ishte i zgjuar, Nard Ndoka do të merrte për grua Gretën. Çfarë të tha bashkëshortja në shtëpi?
Spektakli kishte edhe humorin pjesë të rëndësishëm si komponent. Edhe thënia e Bertit ishte në këtë kuadër, si “thashetheme” në mes kolegësh, që në këtë rast ishin fantazi të mirëkuptuara vetëm për humor. Kemi pasur një harmonizim për batutat, humorin, surprizat, kamerat e fshehta dhe çdo element tjetër, që kompletonte magjinë e spektaklit “Dance ëith me”.
Tani që e provove skenën, je penduar që s’je marrë me art, mbase do të ishte jeta më e bukur se në politikë?
Arti është jetë, ku shpirti gjen qetësi. Por unë, ndoshta për fat të keq, jam i gatuar për politikë. Politika është adrenalinë për mua, pasi nuk mund të rri në qetësinë që të dhuron arti. Kam tentuar gjithmonë më shumë se kaq, se politika është pa fund me mundësi për të dhënë më të mirën tënde, duke promovuar idetë, duke pranuar konkurrencën, ndaj mbetet e preferuara për mua, se sfidat të shoqërojnë në çdo hap.
Të kërcesh me partnere do të thotë t’i analizosh mirë lëvizjet femërore. Ti kë preferon më shumë, femrën që të josh me komunikim apo me gjuhën e trupit?
Nuk mund të pretendoj se u bëra profesionist në kërcim, por mësova shumë në fakt, aq shumë sa nuk më konkurron asnjë deputet. Unë i provova të dy tipat dhe prerjet e balerinave, profesionale dhe joshëse, por tashmë në vallëzim preferoj vetëm bashkëshorten time, për faktin se me atë që kërcen duhet ta dashurosh, jo të aktrosh.
Cila është filozofia jote për t’i dhënë jetës ngjyra?
Unë i pëlqej shumë ngjyrat, të gjitha ngjyrat, të ylberit dhe të jetës. Ngjyrat nuk kanë limit për mua, i dua pa fund, por pa e kaluar ylberin.

Previous Post

Gjimnazistja pyet kryeministrin: A e ke menduar se duke qëndruar në krah të Elvis Rroshit po inkurajon dhunuesit e grave, të fëmijëve e trafikantët?

Next Post

DETAJET/ Krimet e bandës së Niklës nga atentatet tek vjedhja e furgonit me drogë

admin

admin

Next Post
DETAJET/ Krimet e bandës së Niklës nga atentatet tek vjedhja e furgonit me drogë

DETAJET/ Krimet e bandës së Niklës nga atentatet tek vjedhja e furgonit me drogë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.