Dy makina janë përplasur këtë pasdite në aksin rrugor Fier-Levan, ku për pasojë ka humbur jetën një person.
Nuk dihet ende identieti i viktimës, sakaq burime për Report Tv bëjnë me dije se ai po udhëtonte në një automjet tip ”Golf”. Viktima është përplasur me një kamion, aksident ky që i ka marrë jetën.
Aksidenti ka krijuar trafik në rrugë, ndërkohë policia ndodhet në vendngjarje ku po kryen të gjitha hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.











