• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Presidenti Nishani vijon vizitën zyrtare në Turqi në qytetin e Stambollit

admin by admin
23 December, 2016
in Politika
0
Presidenti Nishani vijon vizitën zyrtare në Turqi në qytetin e Stambollit
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani vijoi në Stamboll vizitën e tij zyrtare ku u vlerësua me gradën “Doktor Nderi” nga Universiteti më i vjetër i Stambollit, duke zhvilluar një takim me përfaqësues të diasporës shqiptare në Turqi, si dhe bëri homazhe në varrin e Sami Frashërit.
 Në kuadrin e vizitës në Universitetin më të vjetër të Stambollit, Rektori i parë i të cilit ka qenë Hasan Tahsini, Presidenti Nishani u prit nga Rektori i këtij Universiteti dhe akademikë e profesorë. Pas prezantimit të Kreut të Shtetit shqiptar para trupës akademike e studentore, Rektori i këtij Universiteti i akordoi Presidentit Nishani “Gradën Doktor Nderi i Universitetit në Drejtësi”.
 Më pas Presidenti Nishani mbajti një fjalë për auditorin, ku ndër të tjera shprehu keqardhjen dhe ngushëllimet për viktimat e akteve terroriste në Stamboll e në qytete të tjera të Turqisë, si dhe solidaritetin me popullin turk në luftën kundër terrorizmit.
 Kreu i Shtetit evidentoi edhe miqësinë e fortë që ekziston mes dy popujve, duke theksuar se në themel të tyre janë vlerat e përbashkëta, përfshirë edhe kontributet e shumë shqiptarëve të shquar për forcimin e kësaj miqësie. Në mënyrë të veçantë Presidenti i Republikës iu referua figurave të ndritshme të Hasan Tahsinit, Sami dhe Abdyl Frashërit, Iliaz Pashë Dibrës, Mehmet Akif Ersoyt, Ismail Bej Vlorës, Ferid Pashës, Vaso Pashës, Rauf Ficos, Mehmet Konicës, Abedin Dinos, Nexhip Alapanit e shumë personaliteteve të tjerë që kanë dhënë një kontribut të shquar si për popullin dhe Turqinë moderne, ashtu edhe për popullin shqiptar dhe forcimin e miqësisë turko-shqiptare. Një falënderim të veçantë Presidenti Nishani e bëri dhe për mundësinë që ky Universitet u ka dhënë ndër vite dhjetra shqiptarëve për të studiuar dhe marrë grada të ndryshme shkencore.
 Në kuadër të vizitës zyrtare në Turqi, Kreu i Shtetit organizoi edhe një takim-pritje me përfaqësues të shoqatave shqiptare në Stamboll dhe nga qytete të tjera të Turqisë, ku shprehu mirënjohjen për kontributin që këto shoqata kanë dhënë për ruajtjen dhe promovimin e vlerave më të mira kulturore e historike të shqiptarëve në Turqi, si dhe vijimin e ruajtjes dhe forcimit të lidhjeve miqësore mes dy popujve.
 Presidenti Nishani e konsideroi komunitetin e shqiptarëve në Turqi si një prej komuniteteve më të mëdha jashtë trevave shqiptare, si dhe theksoi se shqiptarët në Shqipëri, Kosovë e kudo tjetër janë krenarë me kontributin që ky komunitet ka dhënë për rimëkëmbjen ekonomiko-sociale të Shqipërisë pas ndryshimeve demokratike, për pavarësinë e Kosovës, si dhe përmirësimin e kushteve e të drejtave të shqiptarëve në rajonin e Ballkanit.
 Gjithashtu, Presidenti i Republikës zhvilloi homazhe edhe në varrin e atdhetarit të shquar Sami Frashëri, ku vendosi një kurorë me lule me dedikim të posaçëm. Në homazhe morën pjesë edhe trashëgimtarë të brezit të tretë të Sami Frashërit, shqiptarë të shumtë me banim në Stamboll si dhe Presidenti i Klubit Sportiv “Gallatasaraj”, klub i themeluar nga djali i Sami Frashërit, Ali Sami Yen, në vitin 1905. Për nder të Sami Frashërit dhe djalit të tij, Ali Sami Yen, Presidenti Nishani la një shënim edhe në librin e miqve të Klubit të Futbollit “Gallatasaraj” të Stambollit.

presidenti 1
 
presidenti 3

 

presidenti 2

Previous Post

Trupa gjykuese e Kastriot Ismailajt dorëhiqet: Nuk ka besim tek ne

Next Post

Merret peng në Maltë avioni libian me 118 pasagjerë

admin

admin

Next Post
Merret peng në Maltë avioni libian me 118 pasagjerë

Merret peng në Maltë avioni libian me 118 pasagjerë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.