• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Gjykata dënon banorin mashtrues dhe falsifikator të “BB”

admin by admin
23 December, 2016
in Kronika
0
Gjykata dënon banorin mashtrues dhe falsifikator të “BB”
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Dënohet ish-banori i “BB”, i cili jepte me qira vilën e Enverit, duke mashtruar me firmën e zyrtarëve të lartë shtetërorë.
Gjykata e Tiranës ka vendosur një dënim me 4 vjet burg Elton Tozajt, ish-banorit të “Big Brother”.
Tahirit
Gjykata e Tiranës ka caktuar këtë masë dënimi ndaj Tozajt, duke i vlerësuar si të provuara akuzat e ngritura ndaj tij për “mashtrim”, më shumë se një herë në dëm të disa personave dhe “falsifikim të dokumenteve”.
Sipas Prokurorisë, Tozaj ka përfituar shuma të konsiderueshme nga persona të ndryshëm, duke iu premtuar kredi të buta për blerje banese. Në një tjetër rast, përmes falsifikimit të firmës së ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, i pandehuri Tozaj akuzohet se ka mashtruar një biznesmen, të cilit i premtoi dhënien me qira të një lokali në zonën e ish-Bllokut.
I pandehuri u dënua me 6 vjet heqje lirie, por ai përfitoi uljen e 1/3 së dënimit, për shkak të gjykimit të shkurtuar.
Në fazën e konkluzioneve përfundimtare, prokuroria kërkoi dënimin e tij me 8 vjet heqje lirie. Ndërsa i pandehuri, përmes avokatit kërkoi të deklarohej i fajshëm dhe të dënohej me kohën e paraburgimit, ose të pezullohej ekzekutimi i dënimit të tij me burg, duke u lënë në Shërbim Prove.
Në dispozitivin e vendimit, gjykata urdhëron asgjësimin e provave materiale, mes të cilave katër dokumente “miratim dhënie banese me kredi të butë”, me stemë të Ministrisë së Punëve të Brendshme, dhe nënshkrim faks, në emër të ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Mashtrimet
Organi i Akuzës pretendon se ka dyshime të bazuara në prova se në të paktën tri raste, Tozaj u ka marrë personave të tretë shuma nga 300 mijë deri në 650 mijë lekë, duke u premtuar se do t’i përfshinte në listën e përfituesve të kredive të buta nga Bashkia.
Po sipas Prokurorisë, për të krijuar besueshmëri për premtimin e tij, ai u ka dhënë disa formularë për të plotësuar të dëmtuarve me firma të zyrtarëve të lartë, përfshi edhe atë të ministrit Saimir Tahiri. Pre i veprimeve të Tozajt, sipas Prokurorisë, ka qenë edhe një biznesmen, të cilit i ka marrë para, duke i premtuar ndërmjetësim për marrjen me qira nga ana e tij të “Vila 31”, në zonën e ish- Bllokut.
Nga hetimi ka rezultuar se i pandehuri ka marrë një shumë prej 7 mijë dollarësh dhe një shumë prej 5 mijë eurosh, duke pretenduar që çmimi i qirasë do të ishte 3 dollarë/ m2.
Procesi gjyqësor ndaj tij ka nisur më 1 nëntor në Gjykatën e Tiranës dhe zgjati gjashtë seanca gjyqësore.
Elton Tozaj ka pasur probleme me drejtësinë për çështjen e mashtrimeve edhe më herët.
Ai ishte arrestuar në Tiranë disa vite më parë pas denoncimit nga të paktën tre taksistë, të cilëve u kishte premtuar licencë për ushtrim aktiviteti me pretendimin se ishte zyrtar i Bashkisë së Tiranës.
Taksistët kishin paguar nga 30 deri në 60 mijë lekë të rinj për marrjen e licencave të premtuara, mirëpo kur dokumentet nuk u bënë dhe Elton Tozaj filloi të mos u përgjigjej në telefon, atëherë taksistët bënë padi në Policinë e Shtetit, duke akuzuar të riun për mashtrim.

elton tozaj1

Previous Post

DETAJE/ Ja pse dhëndri plagosi me thikë vjehrrin, vjehrrën dhe kunatin

Next Post

Klosi: 38 mijë vende pune, por prapë mijëra të papunë, pse?

admin

admin

Next Post
Klosi: 38 mijë vende pune, por prapë mijëra të papunë, pse?

Klosi: 38 mijë vende pune, por prapë mijëra të papunë, pse?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.