Një magazinë e vjetër është përfshirë nga flakët ditën e sotme, në zonën e Kombinatit, në kryeqytet. Mësohet se zjarri ka përfshirë të gjithë magazinën, ndërse nuk dihen ende shkaqet dhe motivet.
Nuk ka të lënduar si pasojë e zjarrit, por vetëm dëme materiale. Ekipet zjarrfikëse në vendngjarje po punojnë për neutralizimin e flakëve.












