• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

SKANDAL/ Zyra e Punës punëson në të zezë viktimën e trafikut

admin by admin
22 December, 2016
in Kronika
0
SKANDAL/ Zyra e Punës punëson në të zezë viktimën e trafikut
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një ish-viktimë e trafikut njerëzor rrezikon të humbë fëmijën, pasi shteti nuk i siguron dot një punë. Edhe pse pretendohet se ka politika të veçanta për këtë kategori njerëzish, prej një viti, asaj i është siguruar vetëm një punë me 8 mijë lekë në muaj, madje në të zezë, nga e cila është hequr, sapo pronari është vënë në dijeni për të shkuarën e saj.
Rasti ka të bëjë me një nënë, e cila iu drejtua me një denoncim emisionit Fiks Fare, duke rrëfyer historinë e saj. Sipas saj, nga viti 2011 deri në janar të vitit 2016, ajo ka qëndruar në Qendrën e Pritjes së Viktimave të Trafikut.
Në këtë institucion, ajo ka lindur edhe djalin e saj, i cili nuk ka atësi. Pas janarit të këtij viti, zonja, falë ndihmës së një shoqate, është strehuar, por ka më shumë se tre muaj që rrezikon të mbetet në qiell të hapur së bashku me të birin 5 vjeç. Ajo ende nuk ka arritur të gjejë një punë për të mbijetuar. Ka kërkuar ndihmë në institucionet shtetërore, por nuk ka marrë zgjidhje.
Gazetarët e Fiks Fare shkuan në shtëpinë, ku ajo jeton me qira, të cilën ka disa muaj që nuk e paguan dot. Falë zemërgjerësisë së pronarit të shtëpisë, ajo vazhdon ende të banojë pa paguar qiranë. Gjatë një bisede me gazetarët, zonja tregon rreth jetës së saj dhe bën apel për ndihmë. Edhe pse ka vuajtur, ajo thotë se nuk do ta humbë fëmijën e saj.
“Nuk dua ta humb djalin tim, ai është gjithçka për mua. Kam kërkuar punë, por nuk më është ofruar asgjë që të kem mundësi të përballoj jetesën. Më gjeti para disa muajsh zyra e punës një punë me 80 mijë lekë të vjetra në muaj, por pronarët, pasi e morën vesh historinë time, më hoqën. Kam vajtur të kërkoj ndihmë në institucione, por më kanë përcjellë”, tregon ajo për Fiks Fare.
Pas ankesës, gazetarët tanë e ndoqën rastin, me qëllim për t’i ardhur në ndihmë zonjës. Fillimisht shkuam në Njësinë Administrative nr. 9 dhe në njësinë për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve për të mësuar se çfarë ka ndodhur me punësimin e saj. Specialistja e Zyrës së Punës në këtë njësi administrative na informon se emri i zonjës figuron në listën e personave të papunë.
“Ne e kemi çuar informacionin pranë zyrës së punës, por nuk është kaq e lehtë. Jemi munduar ta ndihmojmë aq sa mundemi”, thotë specialistja gjatë diskutimit me gazetaren.
Ajo shfajësohet me faktin se e ka futur në listë-pritje emrin e zonjës dhe që e ka orientuar, por nuk mund të bëjë asgjë më tepër.
Në këto kushte, Fiks Fare iu drejtua edhe Zyrës së Punës në Tiranë, për të verifikuar nëse emri figuron në listën e të papunëve dhe çfarë është bërë për këtë problematikë.
Drejtorja e Marisa Kaçorri deklaron se emri i zonjës figuron në listën e të papunëve.
“Ne i kemi gjetur edhe më parë punë në një bar-kafe, madje ka pasur edhe oferta për në fasoneri të ndryshme”, pretendon ajo.
Madje, gjatë bisedës me gazetarët e Fiksit, ajo shprehet se zyra e punës ka dhe politika të posaçme për ish-viktimat e trafikut.
Megjithatë, pyetjes së gazetares se cilat politika ndiqen për të ndihmuar këtë nënë, ajo i përgjigjet se do ta shohë me prioritet dhe patjetër që do t’i japë shumë shpejt një zgjidhje.
“Do të gjejmë diçka të përshtatshme për zonjën”, deklaron drejtorja Kaçorri.
zyra e punes

Previous Post

FOTO DOKUMENT/ Modeli i betimit të nëpunësit në regjimin fashist

Next Post

Horoskopi, 23 Dhjetor 2016/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU

admin

admin

Next Post
Horoskopi, 23 Dhjetor 2016/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU

Horoskopi, 23 Dhjetor 2016/ Dhe yjet rrinë..., e flasin për JU

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.