Një shqiptar, 43-vjeçar u arrestua në Poligiros në Halkidiki, pasi akuzohet për një sërë vjedhjesh. Mediat greke shkruajnë se ai është autor i vjedhjeve të koshereve të bletëve.
Nga hetimet doli se shqiptari, emri i të cilit nuk bëhet i ditur ishte i përfshirë edhe në disa vjedhje të kafshëve në këtë zonë.
Policia i ka dokumentuar së paku tre raste vjedhjesh. Ai dyshohet se gjatë periudhës janar 2015 deri në shkurt të vitit 2016 të ketë dijeni për vjedhjen e 12 koshereve me bletë.
Policia ka gjetur në zonën pyjore të Halkidikisë një total prej 9 koshere me bletë që i përkisnin pronarëve të ligjshëm.











