Rreth 30 kilogramë kanabis janë sekuestruar nga policia kufitare në Portin e Vlorës, të fshehura në një makinë.
Droga është gjetur nga efektivët në një makinë tip Opel me targë AA 090 FA, dhe ishin vendosur në shasinë e mjetit. Policia ka arrestuar drejtuesin.
Lënda narkotike dyshohet se kishte destinacion trafikun drejt Italisë.












