Ish-Kryeministri, Sali Berisha ka vijuar me akzuat e tij, sot në kuvend edhe ndaj Olsi ramës, vëllait të kryemsitrit Edi rama.
Sipas Berishës, “Olsi Rama, me makinën e Gentian Gjonajt është përfshirë në trafik kokaine. Kam pesë dalje kufiri me data”, tha Berisha.
Berisha foli për dhënie urdhri nga Edi Rama për lirimin e Lulzim Berishës dhe gjithashtu tha se për takim të kreut të qeverisë me Emiljano Shullazin, para se ky i fundit të arrestohej.
Ish-Kryeministri Sali Berisha denoncoi sot gjithashtu edhe ish-drejtorin e Antiterrorit në Policinë e Shtetit, i cili është shkarkuar nga detyra për shkelje, por është emëruar këshilltar kombëtar i Antiterrorit në zyrën e Kryeministrisë.
“Agron Sojati është larguar nga policia me shkelje dhe detyrë. Ai është shkarkuar nga detyra nga drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit Haki Çako për abuzime në detyrë”, u shpreh ish-Kryeministri.












