Gjykata Kushtetuese i ka dhënë fund debatit për ligjin e vettingut.
Në mbledhjen e sotme ajo ka vendosur të mos mbështesë kërkesën e Partisë Demokratike që kërkonte që ligji të shpallej anti kushtetues. Me 6 vota kundër dhe 2 vota pro kërkesës së PD, Kushtetuesja e ka hedhur poshtë kërkesën.











