Dom Ernest Troshani në fjalën e nderit në foltoren e Parlamentit Shqiptar bëri thirrje për paqe, vëllazëri dhe shërbim ndaj popullit.
“Mos i lini vetëm të braktisurit e Shqipërisë, qëndroni më afër njerëzve të thjeshtë që ju kanë zgjedhur” ishin fjalët e kardinalit shqiptar.
Ai shtoi se përfaqësuesit e popullit nuk duhet të harrojnë pse janë këtu në këtë sallë, pra për tju shërbyer nevojave të popullit që i ka zgjedhur.











