Prokuroria për Krime të Rënda, duke e gjykuar fajtor ka kërkuar dënimin me 4 vjet e 6 muaj burgim për Shukri Xhelilin, ish-kryetarin e Bashkisë Dibër.
Xhelili është në akuzë për korrupsion pasiv në formën e kërkimit të favoreve ndaj një vajze të re që e kishte punësuar.
Procesi ndaj tij është zhvilluar me gjykim të shkurtuar dhe pas kësaj, ai do të përfitojë uljen me 1/3 e dënimit nëse gjykata e shpall fajtor.











