Pas denoncimit në emisionin investigativ “Stop”, Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave në Kukës, ka ndaluar shtetasin Naim Beluli, 45 vjeç, me detyrë inspektor trupë shërbimi në Pikën Kufitare të Morinës.
Ndalimi i inspektorit është bërë pasi dyshohet se ka përfituar në mënyrë të paligjshme një shumë prej 5.000 lekësh nga një shtetas nga Kosova, i cili po kalonte kufirin me mjetin e tij përmes pikës kufitare.
Ndalimi i shtetasit nga SHÇBA u bë në bazë të dyshimeve për veprën penale të “Korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike”.












