Një zjarr ka rënë në katin e 12 të një pallati afër Ambasadës Amerikane në Tiranë. Mjetet zjarrfikëse kanë shkuar në vendngjarje por duket se e kanë të vështirë të ndërhyjnë për shuarjen e zjarrit.
Mësohet se zjarri rrezikon të përhapet në katet e tjera të pallatit.
Banorët njoftojnë se kanë dëgjuar një shpërthim përpara se të hapeshin flakët.













