• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Investigimi për pasurinë e gjyqtarëve të Apelit: E pajustifikuar nga pagat, 5-fishim në 11 vite karrierë

admin by admin
21 December, 2016
in Kronika
0
Investigimi për pasurinë e gjyqtarëve të Apelit: E pajustifikuar nga pagat, 5-fishim në 11 vite karrierë
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Zëri i Amerikës, në bashkëpunim me rrjetin investigativ BIRN, i hedh një vështrim pasurisë së gjyqtarëve të Apelit, duke e krahasuar atë me të ardhurat e tyre nga pagat.
Pasuria e deklaruar e gjyqtarëve të Apelit rezulton të jetë pesëfishuar në dhjetëvjeçarin e fundit, duke arritur në afër 17 milionë dollarë.
Përpunimi i të dhënave nga Inspektoriati Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, dëshmon se ato janë dhjetëra milionë lekë më shumë se sa justifikohen nga pagat.
Dhjetëvjeçari i fundit ka shënuar një rritje të pasurive të raportuara të një pjese të gjyqtarëve të Apelit në Shqipëri, që ngrenë dyshime për mënyrën si janë siguruar.
Të dhënat e marra nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, të analizuara nga BIRN, tregojnë se gjyqtarët e Apelit kanë grumbulluar rreth 2 miliardë lekë, ose 17 milionë dollarë pasuri në formë pronash të paluajtshme, kompanish biznesi, apo vlerash monetare në banka dhe në të holla.
Deklarimet e tyre tregojnë një pesëfishim të pasurisë dhe janë dhjetëra milionë lekë më tepër se sa justifikohen nga pagat, që kanë përftuar gjatë 11 viteve të karrierës.
Në fillim të vitit 2004, pasuria e 81 gjyqtarëve të Apelit ishte vetem 3.2 milionë dollarë, ndërsa në fillim të vitit 2015, ata deklarojne se pasuria e tyre dhe e rrethit te ngushte familjar ka arritur në 17 milionë dollarë.
Në 11 vitet pas deklarimit fillestar të pasurisë, të ardhurat e tyre janë rritur me rreth 10 milionë dollarë. Mesatarisht çdo gjyqtar e ka shtuar pasurinë e tij me 12 mijë dollarë në vit, mbi shumën prej 9400 dollarësh, që është maksimumi i pagës vjetore për gjyqtarët e Apelit.
Analiza tregon se gjysma e pasurisë përbëhet nga investime në blerjen e pronave të patundshme, me një vlerë totale prej 8.8 milionë dollarësh deri në fund të 2014. Shpenzimet për blerje automjetesh kanë qenë të preferuara, duke kapur shifrën e 1.5 milione dollarëve.
Të dhënat nga Inspektoriati i Lartë tregojnë se gjyqtarët në fjalë kanë një aktivitet të shtuar financiar si marrje borxhesh, kredi bankare, ose hua nga familjarët.
Për sa i përket qarkullimit të vlerave monetare brenda dhe jashtë sistemit bankar, sipas të dhënave të shqyrtuara, deri në fund të vitit 2014, gjyqtarët kanë deklaruar likuiditete në bankë me një vlerë prej 3.8 milionë dollarësh, ose pesë herë më shumë se ajo e deklaruar në 2004. Sistemi i Drejtësisë në Shqipëri është cilësuar nga një sërë vlerësimesh ndërkombëtare si ndër më të korruptuarit.
 Dy ish presidentë dhe njëherazi ish kryetarë të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Alfred Mojsiu dhe Bamir Topi fajësojnë politikën.
“Te ne ka ndikuar shumë korrupsioni politik. Në gjyqësor, vetëkuptohet. Dhe korrupsioni politik i ka interesuar të dyja palëve. Shqiptarët thonë, në çdo sondazh që bëhet, që drejtësia është në plan të parë përsa i përket korrupsionit. Ajo duhet të jetë mbi politikën. Në fakt politika i bën k<ëto gjëra. Në shkurt të vitit 2013 kam thënë hapur që duhet revolucion në drerjtësi, sepse me vetëpastrim nuk bëhet, është e pamundur”, thotë ish presidenti Moisiu.
“Ka degjeneruar politika, me kalimin e viteve, dhe natyrisht virusin e saj e ka përcjellë edhe në institucione, ku pa dyshim më i dukshmi, ai ku është fokusuar më shumë vëmendja, është sistemi i drejtësisë. Influencë politike ka pasur në Këshillin e Lartë të Drejtësisë dhe në mjaft institucione të tjera, ku vetë parlamenti dhe politika ka dashur që ta kontrollojë. Sot, fobia është që akoma politika kërkon të ketë kontrollin në sistemin e drejtësisë”, shprehet ish presidenti Topi.
Duke bërë një renditje, sipas pasurisë së deklaruar, në krye të listës qëndron gjyqtari, Gjin Gjoni, i cili zotëron, familjarisht, numrin më të madh të kompanive të biznesit he një vlerë pasurore që shkon në 1.6 milionë dollarë.
Me pas vjen gjyqtarja e Apelit te Vlorës, Gjinovefa Gaba, Zeqine Sollaku, Alaudin Malaj dhe Agim Bendo i Apelit të Tiranës. Vlera më të vogla pasurie kanë më pas Lefter Jahaj, Gurali Brahimllari i Apelit të Krimeve të Rënda, Fiqirete Mullaj, Vasil Hanxhari dhe Evjeni Sinoimeri. Në tërësi këta dhjetë gjyqtarë zotërojnë së bashku 800 milionë lekë pasuri.
Reforma në Drejtësi pritet të sjellë spastrimin nga gjyqtarët e prokurorët e corrupter në rradhët e sistemit të Drejtësi, si dhe të ndryshojë imazhin e gjyqtarëve dhe prokurorëve të pakorruptuar.

 

Previous Post

Sëmuret rëndë mbretëresha e Britanisë, anulon planet për Krishtlindje

Next Post

Ambasadori rus në Shqipëri: Të shqetësuar nga ISIS, godina ku jetojmë në Tiranë nuk është e sigurt

admin

admin

Next Post
Ambasadori rus në Shqipëri: Të shqetësuar nga ISIS, godina ku jetojmë në Tiranë nuk është e sigurt

Ambasadori rus në Shqipëri: Të shqetësuar nga ISIS, godina ku jetojmë në Tiranë nuk është e sigurt

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.