Një shqiptar është gjetur i vrarë mbrëmjen e kaluar në Prevezë, Greqi.
Sipas mediave lokale, mësohet se trupi i pajetë i tij dhe ende i paidentifikuar, është gjetur rreth orës 22:00 të mbrëmjes, në mes të rrugës në qytezën bregdetare të Lutsas, në Prevezë.
Mësohet se shqiptari ishte qëlluar me një çifte në pjesën e kokës dhe në bark.











