Takim mes kryeministrit Edi Rama dhe bashkëkryetarit në qeverisje, Ilir Meta. takimi, që raportohet të ketë nisur rreth orës 09:30 po zhvillohet në godinën e kryeministrisë.
Mësohet se kreu i Kuvendit, Ilir Meta ka shkuar në zyrën e Ramës në godinën e qeverisë. Nuk ka ende detaje rreth qëllimit të takimit mes tyre.












