Zv/kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, duke reaguar mbi deklaratën e Prokurorisë, e cila kërkon ndërprerjen e detyrës për dy deputetë dhe kryebashkiakun e Kavajës, shpreh mbështetjen për zbatimin e plotë të ligjit të dekriminalizimit.
Vasili: Mbështetje të plotë zbatimit të dekriminalizimit. Dekriminalizimi i plotë garanci për reformën në drejtësi dhe bazë për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Dekriminalizimi standard i panegociueshëm për LSI-në.












