Gjykata e Lartë vijon të surprizojë me vendimet e saj për zyrtarët e lartë të politikës dhe administratës, apo grupe kriminale.
Sot gjatë një seance gjyqësore kjo gjykatë ka pranuar pjesërisht provat shkencore të paraqitura nga akuza belge e cila e akuzon ish-deputetin Mark Frroku për vrasje.
Në vendimin e sotëm të gjykatës, ajo ka rrëzuar si provë dy deklarimet e dy dëshmitarëve anonimë me arsyetimin se legjislacioni shqiptar nuk njeh dëshminë anonime.












