• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Djegia e makinës së Mumajesit, po hetohet për konflikt me 3 këngëtarë

admin by admin
20 December, 2016
in Kronika
0
Djegia e makinës së Mumajesit, po hetohet për konflikt me 3 këngëtarë
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Zjarri që përfshiu garazhin e një pallati mbrëmjen e së dielës në Tiranë ka qenë i qëllimshëm dhe objektiv ka qenë automjeti luksoz i kantautorit të njohur Flori Mumajesi.
Ky është konkluzioni i grupit hetimor, që për më shumë se 5 orë qëndroi në vendin e ngjarjes, bashkë më zjarrfikësit, të cilët në kushte mjaft të vështira arritën të vënë nën kontroll flakët vetëm në orët e para të mëngjesit të djeshëm.
HETIMI
Në pritje të identifikimit të autorit të zjarrvënies, për të cilin grupi hetimor thotë se është në rrugën e duhur, mësohet se janë ngritur disa pista, raporton Panorama.
Burimet thanë se po hetohet në disa drejtime, duke nisur që nga konflikti i një viti më parë, që kantautori Flori Mumajesi pati me kantautorin Ernest Duka, i njohur me emrin e artit Stine, me të cilin pati edhe një përplasje fizike në 2015-n.
Nga ana tjetër po verifikohet edhe një tjetër konflikt, ndonëse virtual, që Mumajesi pati pas “Këngës Magjike”, me vëllezërit Endri e Stefi Prifti. Nga ana tjetër, nisur nga fakti që makinës së tij iu vu flaka, vetëm pak orë pas publikimit të këngës së re “Nallane 2”, policia po heton nëse ka ndonjë lidhje mes tekstit të këngës dhe autorit të ngjarjes.
Burimet theksuan se jashtë vëmendjes së grupit hetimor nuk është lënë as ndonjë konflikt për shkak të konkurrencës në biznes, pasi Mumajesi është pronar i një biznesi privat që nuk ka lidhje me muzikën.
Vetë kantautori, i pyetur nga oficerët e policisë për ndonjë dyshim rreth autorëve të ngjarjes, nuk ka mundur të japë asnjë emër konkret, duke u shprehur se nuk ka asnjë konflikt kaq serioz sa për t’i shkatërruar pronën e tij. Policia po verifikon kamerat e sigurisë, ku duket autori i zjarrvënies.
Forca të shumta policie dhe 6 automjete zjarrfikëse ndërhynë për shuarjen e zjarrit, që mësohet se nisi të përhapej në orën 22:16 të mbrëmjes së të dielës. Në mbyllje të këtij aksioni, fatmirësisht nuk pati viktima në njerëz, përveç një banori të katit të tretë që, për shkak të asfiksisë, u dërgua për mjekim në spital.
Ndërsa u dogjën plotësisht 3 automjete, mes të cilave makina tip “Mercedez Benz S Class”, në pronësi të Flori Mumajesit, si dhe dy makina të tjera pësuan dëme të konsiderueshme.
Ngjarja ka ndodhur në garazhin nëntokësor të pallatit, në katin e tretë të të cilit ndodhet studioja e produksionit “3 Dots” e Mumajesit, pas Postës nr.8, te sheshi “Ëillson”, në “Tiranën e Re”.
Në momentin e ngjarjes, vetë kantautori, bashkë me kolegun e tij, Klajdi Haruni, ndodheshin në studio, ndërsa kanë dalë me nxitim për të parë nga afër se çfarë po ndodhte. Në zonë u krijua panik dhe banorët u evakuuan nga policia e zjarrfikësit, për t’u lejuar që të futeshin në shtëpitë e tyre vetëm pas orës 3 të mëngjesit të djeshëm.

Previous Post

Tjetër sulm në Turqi, qëllohet mbi ambasadën amerikane

Next Post

Shkëlqim Selami i LSI paraqitet në Prokurori, hetohet për fshehje dënimi

admin

admin

Next Post
Shkëlqim Selami i LSI paraqitet në Prokurori, hetohet për fshehje dënimi

Shkëlqim Selami i LSI paraqitet në Prokurori, hetohet për fshehje dënimi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.