Rreth orës 17:30 të mbrëmjes së sotme, në autostradën Tiranë – Durrës, përballë një qendre tregtare, drejtuesi i automjetit tip “Volkswagen”, A. F., 26 vjeç, ka aksidentuar, N. L., 45 vjeçe, e cila është dërguar në Spital për ndihmë mjekësore.
Rreth orës 20:40, e aksidentuara ka humbur jetën në spital si pasojë e plagëve të marra.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar nga Shërbimet e Policisë për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.











