• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

LIGJI/Qeveria i bashkohet kumarit, zbulohet letra që Financat inkurajojnë lojërat e fatit!

admin by admin
18 December, 2016
in Tetor_Dhjetor_2015
0
LIGJI/Qeveria i bashkohet kumarit, zbulohet letra që Financat inkurajojnë lojërat e fatit!
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Edhe pse ka patur shumë debate dhe polemika nëse nisma për të shtyrë ligjin i cili mbyll shumicën e kazinove dhe basteve sportive është nisëm e një grupi të izoluar brenda deputetëve të mazhorancës apo vetë qeverisë, duket se parlamenti do të shtyjë hyrjen në fuqi të tij, shkruan monitor.

Monitor ka arritur të sigurojë një kopje të letrës që Ministria e Financave i ka nisur Komisionit të Ekonomisë si përgjigje për kërkesën e 6 deputetëve për të shtyrë hyrjen në fuqi të ligjit edhe me dy vite. Në parim, financat janë dakord me deputetët. Ministria po ashtu legjitimon kërkesën e tyre se nuk janë publikuar ende aktet normative që të bëjnë të zbatueshëm ligjin. Ditën e hënë në orën 16.00 është vendosur që të zhvillohet mbledhja e komisionit përgjegjës, atij të ekonomisë, ku i ftuar do të jetë ministri i Financave Arben Ahmetaj. Rendi i ditës ka pikërisht ligjin e lojrave të fatit. Burimet pranë Monitor thonë se shtyrja e ligjit tashmë është një çështje e vendosur dhe nuk pritet të ketë debate të shumta.

Diskutimet e forta do të jenë për një tjetër kërkesë. Mes rreshtave të kërkesës së tyre, 5 deputetët Ervin Bushati, Ervin Koçi, Blerina Gjylameti, Luan Duzha dhe Ylli Shehu, kërkojnë që ligji për lojrat e fatit të hyjë në fuqi pas dy vitesh. Ata kërkojnë shfuqizimin e pikës 1 të nenit 71 të ligjit dhe ndryshimit të pikës 2 dhe 3 të këtij neni me fjalët deri në 31 dhjetor 2018. Nëse sheh se çfarë përmbajnë aktet jurdike të ligjit që lidhen me këto nene, do të kuptohej fare qartë që deputetët kërkojnë që dy kontratat që Ministria e Financave ka lidhur me Regency Casino dhe Lotarinë Kombëtare, të mos jenë pjesë e përjashtimit të këtij ligji. Ata kërkojnë shtyrjen me dy vite të tjera të tij, dhe në momentin që do të hyjë në fuqi, të gjithë subjektet e ligjit të zhvendosen në resorte brenda zonave turistike. Ministria e Financave nuk është dakord me këtë kërkesë, ajo pranon që ligji për lojrat e fatit të shtyhet, por të mos preket pjesa që ka lidhje me Regency Casino dhe Llotarinë Kombëtare. Regency Casino i përfundon kontrata në vitin 2020, ndërsa Llotarisë Kombëtare në 2023.

Ndryshe nga këta 5 deputetë, ai që është në një linjë më të afërt me atë të qeverisë, është kërkesa e Tahir Muhedinit të PDIU-së. Ai kërkon shtyrjen me tre vite 1 më shumë se deputetët e tjerë, vetëm për pjesën e kazinove dhe basteve sportive, pa prekur marrëveshjet me dy objektet që janë përjashtuar. “Në nenin 71, në pikat 2 dhe 3, fjalët “31 dhjetor 2016” të zëvendësohen me fjalët “31 dhjetor 2019”, thotë në kërkesën e tij Muhedini.

Ky ka qënë një nga projektligjet më të lobuara dhe që disa herë rresht është lënë pa u votuar. Pas votimit kërkesa të shumta janë depozituar për të bërë të pamundur zbatimin e tij. Ligji duhet të kishte hyrë në fuqi në 31 janar të këtij viti, por është shtyrë. Në letrën dërguar komisionit të ekonomisë, ministria e financave, e cila akuzohet nga deputetët se nuk ka bërë gati udhëzimet dhe vendimet e ligjit për ta bërë të zbatueshëm, shprehet se shuma prej 125 milion dollarësh që do t’i mungojë buxhetit nga taksat që derdh kjo kategori biznesesh është një peshë e madhe për arkën e shtetit. Ndërsa opozita deri tani nuk është shprehur për këtë çështje.

Pavarësisht se hyrja në fuqi e ligjit nuk ka ndodhur, përballë një aksioni të madh që nisi qeveria e sapoardhur e kabinetit Rama, ai duket se nuk do të hyjë në fuqi ndonjeherë. Aktet nënligjore kishin afatin e fundit për tu përfunduar në muajin mars. Askush nuk mban përgjegjësi sot se përse ky afat u shkel. Pa aktet nënligjore ligji është i pazbatueshëm për pjesën e ndërtimit të kazinove në resorte, pasi nuk është e përcaktuar infrastuktura e tyre, dhe po ashtu nuk bëhet ndarja si duhet e pikave të basteve në largësi ajrore 100 metra nga njëra – tjetra, objektet fetare, bankat dhe shkollat. Në 4 pika bastesh sportive që janë në të njëjtën zonë, nuk përcaktohet se cila prej tyre do të ketë përparësi që të qëndrojë.

Ligji i ri për disiplinimin e kësaj kategorie të lojrave të fatit, jo vetëm që nuk hyri në fuqi, por nuk u zbatua as fryma e tij. Aty përcaktohej qartë që deri në implementimin përfundimtar Autoriteti i Mbikëqyrjes së Lojrave të Fatit nuk duhet të liçensonte asnjë kazino apo pikë basti të re. Por vitet e fundit numri i tyre është shtuar, duke punuar kundër logjikës së ligjit të ri që synonte të mbyllte përfundimisht kazinotë dhe më shumë se gjysmën e pikave të llotos.

Aktet nënligjore nuk hynë në fuqi as për të bërë të zbaueshëm interesin e buxhetit të shtetit në rritjen e përqindjes së xhiros që mban te lojrat e fatit në formën e taksave. Madje një vit më parë parlamenti shqiptar përjashtoi mbajtjen e tatim fitimit në burim për fitimin nga bastet, me argumentin se barra ishte mbi biznesin, pasi ai që luante kumar kërkonte t’i merrte të gjitha paratë pa u taksuar. Në një vend ku parlamenti taton me vendimet e tij punën, kursimet, pronën, çmimet e nderit për personazhe të shquara, përjashton “bastexhi-un”!

Previous Post

E ndjek pas dhe e përdhunon në shtëpi

Next Post

”Çiklisti”, arrestohet në Durrës një skuadër droge

admin

admin

Next Post
”Çiklisti”, arrestohet në Durrës një skuadër droge

”Çiklisti”, arrestohet në Durrës një skuadër droge

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.