Janë njohur në një bar dhe më pas i riu e ka ndjekur pas 37 vjecaren duke i hyrë brenda në shtëpi.
“Një 20 –vjeçar është arrestuar për përdhunimin e një vajze 17 vjet më të madhe se ai. F. A. dyshohet se më datë 09.12.2016, ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë, pa pëlqimin e shtetases L. R., 37 vjeçe, banuese në Tiranë, e cila është paraqitur më datë 16.12.2016, tek Komisariati i Policisë Nr 1 dhe ka bërë kallëzim ndaj shtetasit të arrestuar.
Ajo pretendon se pas njohjes në një bar, 20 –vjeçari e ka ndjekur deri në banesën e saj dhe më pas duke ushtruar dhunë ka kryer marrëdhënie seksuale me të”, njofton policia.











