• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

SKANDAL/ Afera korruptive e koncesionit të laboratorëve, 7 milionë euro në vit

admin by admin
17 December, 2016
in Politika
0
SKANDAL/ Afera korruptive e koncesionit të laboratorëve, 7 milionë euro në vit
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Image Gallery“Janë 7 milionë euro më shumë nga taksat e qytetarëve që do shkojnë në xhepat e klientit të radhës”.
Ky ka qenë denoncimi i sotëm i PD-së, për aferën më të fundit korruptive, të koncesionit të laboratorëve.
Sipas deputetes së PD-së, Albana Vokshi, ky koncesion e çon aferën në më shumë se 400 milionë euro për 4 koncesione, vetëm në shëndetësi, ndërsa 400 milionë euro që duhet të shkonin për shëndetin e qytetarëve shqiptarë.
“Partia Demokratike i kërkon Edi Ramës  të tërhiqet nga ky koncesion kurruptiv i cili do ketë pasoja të rënda humane, shkencore, didaktike, financiare‎.
Partia Demokratike nuk e njeh, dhe do ta kthejë mbrapsht këtë koncesion, këtë vjedhje të re në shëndetësi, ashtu si edhe të tjerat që kanë bërë Edi Rama dhe Ilir Beqaj”, paralajmëron Vokshi.

Deklarata e plotë e Albana Vokshi për koncesionin dhe pasojat e dëmshme që do sjellë në shëndetësinë dhe financat e vendit


albana vokshi, 17 dhjetorJam sot për të rikonfirmuar qëndrimin e vendosur të Partisë Demokratike kundër koncesionit të laboratorëve, që prej fillimit të vitit 2015 dhe në mënyrë të vazhdueshme deri më sot. Unë dhe deputetet e tjerë të PD-së në Komisionin e Shëndetësisë, kemi bërë disa denoncime në lidhje me këtë koncesion korruptiv dhe abuziv.
Koncesioni i rrjetit të laboratorëve publikë vjen pas atij të check-up-it, të sterilizimit, të dializës dhe është një hap tjetër në planin e mirë-menduar dhe të qëllimshëm të Edi Ramës për të privatizuar shëndetësinë në favor të klientëve të tij.
Së shpejti, do të marrim vesh se kush nga klientët e kryeministrit do ta gëzojë këtë pjesë të shëndetësisë. ‎Ky koncesion e çon aferën në më shumë se 400 milionë euro për 4 koncesione, vetëm në shëndetësi. 400 milionë euro që duhet të shkonin për shëndetin e qytetarëve shqiptarë.
Koncesioni i rrjetit të laboratorëve nuk ka asnjë rast të ngjashëm në botë.
Askund nuk është aplikuar në këtë shtrirje. Vlen të theksohet që të gjitha eksperiencat ndërkombëtare nuk dëshmojnë sukses, por kryesisht dështime apo rikthime në sektorin shtetëror.
Koncesioni po bëhet në mungesë transparence. Detajet e tij po mbahen të fshehta. Nuk janë pyetur mjekët, nuk janë pyetur punonjësit.
As Komisionit të Shëndetësisë të Kuvendit nuk i është dhënë informacion i plotë mbi koncesionin, duke shkelur kushtetutën, legjislacionin në fuqi.
Por ajo që e bën edhe më skandaloz këtë koncesion është se aplikimi i këtij projekti në QSUT sjell efekte të shumëfishta negative: për karakterin unik të shërbimeve laboratorike, në dëmtimin e pa rikthyeshëm të funksionit pedagogjik, edukativ-formues dhe shkencor të këtyre shërbimeve, që janë qendra kombëtare unike, ekselence për formimin, specializimin dhe punën kërkimore të të rinjve në këto fusha.‎ Dëmet do jenë të mëdha e të pariparueshme.

Koncesioni është korruptiv:
Beqaj pretendon që duhen 11 milionë euro investime, që qeveria nuk i bën dot, sepse nuk i ka këto fonde. Por gjithkush e di që në këtë sektor, rinovimi dhe modernizimi i laboratorëve mjekësore spitalore publike, nuk ka nevojë për investime fillestare, sepse testet laboratorike shoqërohen me teknologji në përdorim, mirëmbajtje si dhe informatizim laboratorik.

‎Koncesioni është tejet korruptiv:
Në një kërkim në faqen zyrtare të Agjencisë së Prokurimit Publik, në lidhje me shpenzimet për laboratorët në të gjithë vendin, na rezulton që në një vit, qeveria shpenzon më pak se 1 milionë euro në vit. ‎

Pra, nga 1 milion euro në vit që kushton sot i gjithë sistemi i laboratorëve, pasi t’ia kalojë privatit, shteti do t’i paguajë atij 8 milionë euro. Janë 7 milionë euro më shumë nga taksat e qytetarëve që do shkojnë në xhepat e klientit të radhës.
Koncesioni do të monopolizojë sistemin laboratorik mjekësor, do të prodhojë çmime të pakontrolluara e të larta, do të cenojë cilësinë dhe transparencën e shërbimit dhe do të krijojë problem të sigurisë për shëndetin e pacientëve. Në këtë sistem të korruptuar që ne kemi, privati do të gjejë përherë mundësi të dëmtojë cilësinë për të fituar më shumë.
Koncesioni pritet të rrisë ndjeshëm korrupsionin nëpërmjet inflacionit të testeve laboratorike duke rritur fiktivisht pagesat nga shteti, nëpërmjet taksapaguesve.
Koncesioni pritet të ketë pasoja të ndjeshme njerëzore dhe humane, pasi rrezikon të hedhë në rrugë rreth 850 mjekë dhe staf mjekësor.
Me shumë gjasa, ata do të zëvendësohen nga njerëz më pak të kualifikuar por që kanë në xhep teserën e partisë, që ndjekin mbledhjet e PS-së, apo japin zarfet nën dorë.
Koncesioni, s’është gjë tjetër veçse një procedurë korruptive dhe abuzive, vetëm 6 muaj para zgjedhjeve të përgjithshme, ‎që përbën një shkelje të rëndë.
Partia Demokratike i kërkon Edi Ramës  të tërhiqet nga ky koncesion kurruptiv i cili do ketë pasoja të rënda humane, shkencore, didaktike, financiare‎.
Partia Demokratike nuk e njeh, dhe do ta kthejë mbrapsht këtë koncesion, këtë vjedhje të re në shëndetësi, ashtu si edhe të tjerat që kanë bërë Edi Rama dhe Ilir Beqaj.

Previous Post

Zhgënjehet edhe Eneda Tarifa, “shpërthen” ndaj shërbimit shëndetësor

Next Post

EKSKLUZIVE/ Fakte që denoncojnë mashtrimin e Edi Ramës me “koncertin e Vjenës” në Tiranë

admin

admin

Next Post
EKSKLUZIVE/ Fakte që denoncojnë mashtrimin e Edi Ramës me “koncertin e Vjenës” në Tiranë

EKSKLUZIVE/ Fakte që denoncojnë mashtrimin e Edi Ramës me “koncertin e Vjenës” në Tiranë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.