Demokratët e Vlorës kanë zgjedhur sot kryetarin e degës së kësaj partie. Gramoz Nazëraj, do të drejtojë degën e PD Vlorë. Gara brenda demokratëve ishte ndërmjet Gramoz Nazëraj dhe Kreshnik Bellos.
Më herët PD Vlorë ka riformatuar seksionet dhe grupseksionet, proces i cili u finalizua me zgjedhjet për kryetarin pasditen e së shtunës.












