Sot, në ditën kur në Vlorë u zhvillua një protestë e heshtur, por me lot e dhimbje me mesazhin “Na siguroni jetën”, nga familjarë, miq e shok të Kristi Panajotit që humbi jetën në aksidentin në Lungomare, ishte në qytetin bregdetar edhe kryeministri Edi Rama.
Sigurisht ai nuk ishte për protestën e heshtur, por për të festuar me mësuesit e qytetit, festat e fundvitit.
Siç e ka zakon, që sa herë del, flet për të gjitha, zgjodhi “subjektin” dhe ditën më të papërshtatshme, për të bërë “humor të zi” me Lungomaren. Me sa duket, për Ramën, vdekja e Kristi Panajotit te Lungomare, është asgjë më shumë se një nga “problematikat e veta”.
“Edhe vetë Vlora pavarësisht vështirësive do bëhet më frymëzuese dhe e dashur nga pikëpamja e atmosferës se po bëjnë investime të konsiderueshme se, kanë pasur edhe ato problematikat e veta si te Lungomarja”, u shpreh Rama para mësuesve në Vlorë.













