Apartamenti në katin e dytë të një pallati në zonën e Unazës së Re është përfshirë nga flakët rreth orës 03:00 të mëngjesit të sotëm.
Forcat zjarrfikëse, ambulanca dhe policia e komisariatit nr 6 ka shkuar në vendngjarje dhe kanë ndihmuar në shuarjen e flakëve.
Në apartament jetonin tre vajza me qira dhe dyshimet e para janë se flakët mund të jenë shkaktuar nga një defekt elektrik.












