Policia e Tiranës ka vënë nën pranga avokatin e njohur, Genc Gjokutaj, pasi ky i fundit po drejtonte mjetin në gjendje të dehur.
Ngjarja ka ndodhur këtë mbrëmje , pranë stadiumit “Qemal Stafa”.
Mësohet se avokati u konfliktua me forcat e policisë pasi nuk donte të kryente testin e alkoolit. Megjithatë, pas kryerjes së këtij testi ai doli pozitiv.












