Policia e Vlorës ka sekuestruar 150 kg kanabis të fshehura në bodrumin e një lokali në plazhin Zvërnec.
Blutë e Vlorës kanë shoqëruar në polici pronarin e lokalit identiteti i të cilit nuk bëhet ende i ditur.
Lokali ku u gjetën dhe u sekuestruan 150 kg kanabis ishte disi i fshehur dhe bodrumin e saj i kishin përdorur për të fshehur sasinë e drogës.
Aksioni policor në lokalin në plazhin e Zvërnecit u zhvilluar mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:00.











