Kryeministri Rama ka shpërndarë sot në Konispol disa leje legalizimi dhe certefikata toke me banorët e zonës.
Mes batutash Rama i pyeti disa banorë të minoritetit se a janë me Vangjel Dulen apo me PS duke parë numrin e madh të banorëve me mbiemra minoritarë grekë. Shumica prej tyre e pranuan shakanë duke thënë se janë jo vetëm me PS por që e donin Ramën në një mandat tjetër. Një grua ndoshta ashtu si padashje pasi nuk i dha shumë “muhabet” Ramës mori lejen e legalizimit dhe i uroi kryeministrit: Suksese në jetë. Nuk dihet nëse banorja ishte e vetëdijshme se kjo është batutë në kryeqytet.












