Qeveria e Damaskut ka anuluar evakuimin e civilëve dhe luftëtarëve nga Aleppo lindor duke akuzuar rebelët se kanë thyer marrëveshjen e arritur.
Burimet qeveritare thonë se rebelët kanë bllokuar evakuimin e civilëve .
Ndërkohë autobuzët që transportonin civilët janë qëlluar raporton BBC. Rreth 6 mijë persona e kanë lënë qytetin që nga e enjtja, por Kombet e Bashkuara thonë se 50 mijë persona janë bllokuar.
Ushtria siriane ka marrë pothuajse të gjitha vendbanimet e rebelëve në Aleppon lindore.











