Një dyqan interneti është grabitur sonte në mbrëmje në Tiranë nga një person i armatosur.
Në rrugën “Kongresi i Manastirit”, në një dyqan interneti, ka hyrë një person i seksit mashkull, rreth të 25-tave, i cili dyshohet se ka qënë me armë zjarri, i ka marrë operatorit të shitjes shumën monetare rreth 80,000 lekë.
Grupi herimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit të kësaj vepre kriminale.











