Hënes Dalipaj, 30 vjec, ish-banor i Big Brother 4, u arrestua dje nga policia pasi dyshohet se plagosi më thikë tre persona i ndihmuar edhe nga një mik i tij.
Konflikti ndodhi në qytetin e Vlorës mes tre punonjës të kompanisë private të parkingjeve “Tispark”, pas konfliktit me dy qytetarë që kishin parkuar makinën në bulevard.
Burime policore pohuan se ish-banori i Big Brother është një nga të dyshuarit për ngjarjen, bashkë shokun e tij Eduard Alikajn.
Ky nuk është rasti i parë që banorë të Big Brother Albania në sezone të ndryshme janë bërë objekt i skandaleve apo ngjarjeve të rënda publike. Para pak ditësh një tjetër banor i big Brother u arrestua për mashtrim ndërsa shumë emra të tjerë të Big janë përfshirë në kronika të medias për shkelje dhe skandale të natyrave të ndryshme nga rrahja deri tek seksi.












