• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Kronologjia, Balili në kërkim që në 17 maj

admin by admin
16 December, 2016
in Politika
0
Kronologjia, Balili në kërkim që në 17 maj
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ministria e Drejtësisë ka paraqitur në faqen zyrtare në internet kronologjinë e veprimeve në cështjen “Balili” pas akuzave për kalim përgjegjësie tek Prokuroria e Përgjithshme apo Policia e Shtetit.
Klement Balili ende është në kërkim pasi është shpallur një urdhër arresti por në betejën për të disa institucione u përfshinë në një valë “kalimi topi” pas deklaratave të Ambasadorit Lu se Prokuroria, Policia dhe Ministria e Drejtësisë kanë dështuar me kapjen e tij.

KRONOLOGJA E VEPRIMEVE
Me mirëkuptimin që përmbajtja e dokumentave që referohen në këtë përshkrim është sekret dhe nuk mund të publikohen, po paraqesim këtë kronologji të korrespondecës shkresore-zyrtare hyrëse-dalëse të Ministrisë së Drejtësisë mbi çështjen K.Balili.
Këtë kronologji po e rendisim për të sqaruar gjithë opnionin publik mbi veprimet e shpejta të Ministrisë së Drejtësisë të Republikës së Shqipërisë mbi këtë çështje dhe për të shuar çdo spekulim apo dhe aludim që hidhet për këtë histori.
 
1.    Prokuroria e Krimeve të Rënda me shkresë Nr.112/1 prot, datë 11.05.2016 ka kërkuar përcjelljen e “Letër porosisë” për ndihmë juridike, drejtuar autoriteteve greke të drejtësisë. Kjo kërkesë për ndihmë juridike është administruar në Ministrinë e Drejtësisë, protokolluar me Nr.2005 Prot, datë 11.05.2016.
2.    Po në të njëjtën ditë, Prokuroria e Përgjithshme e Republikës së Shqipërisë me shkresë Nr.1572/1 prot, datë 11.05.2016 “Ka sjellë transmetimin e materialit për procedimin penal nr.44, të kërkuar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda (i njëjti material i sjellë nga Prokuria e Krimeve të Rënda). Edhe kjo shkresë është administruar në MD me nr.2005/1 prot, dt 11.05.2016.
3.    Po në të njëjtën ditë, Ministria e Drejtësisë me shkresë nr.2005/2 prot, datë 11.05.2016, i ka përcjellë Ministrisë Greke të Drejtësisë “Letër-Porosinë” e Prokurorisë Krimeve të Rënda”, duke e vënë në dijeni edhe këtë të fundit.
4.    Me shkresë Nr.4264KL/6, Prot FKB, datë 17.05.2016 të Ministrisë së Punëve të Brendshme (Zyra Qëndrore Kombëtare Interpol Tirana), ka njoftuar Ministrinë e Drejtësisë dhe ka vënë në dijeni Prokurorinë e Përgjithshme “Mbi shpalljen në kërkim ndërkombëtar nga Interpol-Athina”, po në datë 17 maj 2016 të shtetasit shqiptar K.B, në bazë të Urdhër Arresit nr.FE7698, viti 2016,  për veprën penale “Krijim dhe drejtim Organizate Kriminale”, me qëllim kryerjen e veprave penale të parashikuara nga aktet Ligjore për drogën sipas legjislacionit penal Grek. Kjo kërkesë e Interpolit është administruar në Ministrinë e Drejtësisë me Nr.2088 Prot, datë 17.05.2016.
5.    Menjëhërë/Urgjentisht në të njëjtën ditë, Ministria e Drejtësisë me marrjen e këtij njoftimi me shkresë nr.2088/1 prot, datë 17.05.2016, ia ka përcjellë Prokurorisë së Përgjithshme dokumentacionin e ardhur nga Interpol Tirana, PËR TË VEPRUAR, në bazë të nenit 38 të ligjit nr.10193, datë 03.12.2009 “Për marrëdhëniet juridiksionale me autoritetet e huaja në çështjet penale”.
6.    E njëjta “Letër porosi” e sipërcituar e ardhur në MD nga të dy burimet Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe Prokuroria e Përgjithshme, me shkresë të Ministrisë së Drejtësisë Nr.2005/3 prot, datë 25.05.2016,  i është ridërguar Ministrisë Greke të Drejtësisë.
Nga data 25 maj 2016 deri në datë 14 nëntor 2016 në Ministrinë e Drejtësisë nuk ka asnjë letër këmbim tjetër mbi këtë çështje.
7.    Më datë 14.11.2016 në Ministrinë e Drejtësisë ka ardhur dhe është regjistruar në Protokoll me Nr.2005/4, datë 14.11.2016 “Materiali i ekzekutimit të letërporosisë”, i përcjellë në rrugë diplomatike me shkresën Nr.Prot.558/1, dt.14.11.2016 të Drejtorisë Konsullore të Ministrisë së Punëve të Jashtme. Pra ky material është në përgjigje të kërkesave që Ministria e Drejtësisë e Republikës së Shqipërisë kërkoi zyrtarisht nga shteti Grek me shkresat nr.2005/2, datë 11.05.2016 dhe nr.2005/3, datë 25.05.2016.
8.    Po brenda të njëjtës ditë, ky material i përcjellë në rrugë Diplomatike, me shkresën tonë të Ministrisë së Drejtësisë Nr.2005/5 prot, datë 14.11.2016, ky material i  është dërguar menjëherë Prokurorisë së Krimeve të Rënda (dhe është vënë në dijeni Prokuroria e Përgjithshme), me qëllim administrimin e origjinalit të këtyre akteve nga organi procedues dhe vënie të dispozicion të Ministrisë së Drejtësisë të një kopje të materialit me qëllim përkthimin zyrtar të tij. 
9.    Në përgjigje të shkresës së Ministrisë së Drejtësisë nr.2005/5 prot, datë 14.11.2016, Prokuroria e Krimeve të Rënda me shkresën Nr.112/5,Prot.A.L, dt.16.11.2016, e regjistruar në protokollin tonë me Nr.2005/6 prot, datë 16.11.2016,  ka dërguar  në MD kopjen e akteve të dërguara nga autoritet Greke me qëllim përkthimin zyrtar të tyre. Materiali shkresor i dërguar përbëhej nga 10-fashikuj në total rreth 1700 faqe në gjuhën greke, për tu përkthyer në gjuhën shqipe.
10.    Menjëherë Ministria e Drejtësisë shpërndau materialin për përkthim fillimisht në 10 përkthyes të gjuhës greke, por për shkak të urgjencës, për përkthimin e këtij materiali voluminoz u angazhuan 15 përkthyes, për të realizuar detyrën në një kohë sa më të shkurtër.
11.    Materiali i përkthyer, me shkresën e Ministrisë së Drejtësisë  Nr.2005/7 Prot., datë 06.12.2016, ju dërgua Prokurorisë për Krime të Rënda Tiranë, duke vënë në dijeni dhe Prokurorinë e Përgjithshme.

 

Previous Post

“Si po ma kalbin djalin në burg vetëm se piu kafe me një vajzë”

Next Post

Bleu taksinë e grabitur, në pranga

admin

admin

Next Post
Bleu taksinë e grabitur, në pranga

Bleu taksinë e grabitur, në pranga

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.