Në lidhje me ngjarjen e ndodhur në Kavajë, ku ka gjetur vdekjen shtetasi I. K. dhe u arrestua autori i dyshuar, shtetasi Musa Saraçi, nga hetimet e kryera është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit:
– Alush Batusha, 45 vjeç, banues në Rrogozhinë.
Ky shtetas pak orë pas ngjarjes, ka blerë nga autori i kësaj vepre penale, automjetin tip “Mercedes Benz”, në pronësi të viktimës kundrejt një shume monetare prej 27 000 lekë, pa mbajtur asnjë dokumentacion që vertetonte pronësine e mjetit.
Në lidhje me ngjarjen është sekuestruar në cilësinë e provës materiale:
– Automjeti tip Mercedes Benz
Materialet i,u kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, për veprën penale “Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale”, parashikuar nga Neni 287/b i Kodit Penal.












