Një aksident ka ndodhur sonte në mbrëmje në Ndroq në të cilën një oficer policie ka mbetur i plagosur rëndë.
Tre makina janë përplasur me njëra tjetrën. Oficeri i policisë është pjestar i uniformave blu në Durrës dhe ka qenë duke udhëtuar me njërën prej makinave që u përfshinë në aksident. Disa persona te tjere u lenduan.












