Një person ka humbur jetën sot nga një zjarr i rënë brenda një banese në kryeqytet. Si pasojë ka humbur jetën shtetasi I.,Z 94 vjec. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:05 në rrugën “Niko Avrami”.
I. Z., 94 vjeç, ka humbur jetën si pasojë e asfiksimit nga tymi i krijuar në shtëpinë e tij. Nga hetimet paraprake dyshohet, se ky shtetas ka ndezur disa kartona në mes të banesës për tu ngrohur, të cilat kanë shkaktuar djegien e disa orendive të ndryshme duke sjellë më pas dhe asfiksimin e viktimës. Grupi hetimor në vendin e ngjarjes po punon për sqarimin e plotë të rrethanave.












