Kinemaja e qytetit të Maliqit është përfshirë nga flakët gjatë natës, duke u djegur plotësisht. Flakët masive janë parë nga banorët që kanë njoftuar më pas policinë.
Forcat zjarrfikëse dhe ato të policisë kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe kanë shuar flakët por çdo gjë ka qenë e kotë.
Policia po heton për rrethanat dhe shkaqet e zjarrit, ndërsa burime bënë të ditur se dyshohet se ka qenë zjarrvënie e qëllimshme. Pritet që në orët në vijim të ketë edhe detaje të tjera nga ngjarja.











