• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Këngëtari goditet nga gruaja dhe kërkon urdhër-mbrojtje

admin by admin
14 December, 2016
in Kulture
0
Këngëtari goditet nga gruaja dhe kërkon urdhër-mbrojtje
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ashtu sikurse pjesa tjetër e shoqërisë, edhe njerëzit e artit dhe të kulturës nuk janë imunë ndaj dhunës në familje. “Vip Pages”  sjell sot një histori të dhunës brenda mureve të shtëpisë së dy artistëve; Sajmir Çilit, kantautor i njohur dhe Suela Kalasë, këngëtare. Duket se kjo dyshe e njohur u është drejtuar organeve kompetente me një kallëzim për njëri-tjetrin për dhunë. Prej kohësh Sajmiri dhe Suela ishin në fazën e divorcit dhe shpeshherë marrëdhëniet mes tyre krijonin ulje dhe ngritje.
Burime nga policia bëjnë me dije se pas një telefonate janë drejtuar për te shtëpia e dy artistëve, teksa i kanë gjetur në mes të një konflikti. Bëhet me dije se në prani të forcave të rendit, këngëtarja, në gjaknxehtësi e sipër i ka qëlluar një shuplakë Sajmirit. Nisur nga kjo këngëtari ka bërë një kërkesë për urdhër mbrojtjeje.
Por, ndërsa marrëdhëniet mes tyre janë normalizuar dhe gjykata në fakt ka vendosur të pranojë edhe kërkesën për divorc, prokuroria e Tiranës mbi bazën e kallëzimit të kantautorit Sajmir Cili, ka vendosur të ngrejë akuzë zyrtare për dhunë në familje ndaj këngëtares Suela Kalaja. Prej korrikut 2016, këngëtarja po përballet me drejtësinë për këtë akuzë, por ende nuk ka një vendim ndaj saj. Çifti i njohur për publikun, sikurse dhjetëra çifte të tjera në vendin tonë, kanë trokitur në dyert e gjykatës e prokurorisë. Pas një debati të ashpër në familje, edhe Suela Kalaja ka vendosur t’i drejtohet policisë dhe ka siguruar nga uniformat blu një urdhër të menjëhershëm mbrojtjeje, për vete dhe vajzën. Çështja në fjalë ka kaluar për shqyrtim në Gjykatën e Tiranës, e cila në fakt e ka pushuar çështjen, pasi Sajmir Cili para gjykatës ka deklaruar se nuk do të kryejë akte dhune ndaj gruas dhe vajzës dhe se do të jetojë në studion e tij, larg tyre, derisa të firmoset divorci.
“Në seancën e datës 04.05.2016, pala e paditur Sajmir Çili nënshkroi një deklaratë dorëshkrim para gjykatës, sipas së cilës: “Unë i nënshkruari Sajmir Flamur Çili deklaroj para gjykatës se Suela bashkë me vajzën të vijë të banojë në banesë, të cilën do ta modifikojmë secilën me nga një hyrje më vete në shkallë, duke kryer dy ndarje më vete. Derisa të bëhet pjesëtimi ligjor i apartamentit, unë do të banoj në studio, e cila ka edhe një tualet dhe do të përdor derën kryesore, ndërsa nga ana e Suelës të përdoret pjesa tjetër e apartamentit, duke hapur derë në shkallë, konform ligjit. Unë premtoj që nuk do ta shqetësoj Suelën dhe vajzën Isea derisa të përfundojë zgjidhja e martesës dhe pasojat e saj, dhe me pushimin nga ana e Suelës e urdhrit të mbrojtjes, unë do të paraqitem në prokurori të tërheq kallëzimin penal që kam bërë kundrejt Suelës në ngarkim të saj, pasi dua që konflikti midis nesh të mos vazhdojë më dhe të mbyllet njëherë e mirë”.
Suela Kalaja, pasi dëgjoi deklarimin e palës së paditur Sajmir Çili, bëri edhe ajo një deklarim me dorëshkrim si më poshtë: “Meqenëse nga ana e palës së paditur Sajmir Çili u përpilua deklarata në seancën e dt.4.05.2016, me vullnetin e tij të lirë ra dakord për sa është përshkruar në të, jam dakord të tërhiqem nga shqyrtimi i çështjes dhe kërkoj pushimin e saj”, thuhet në vendimin e gjykatës.

Ja pse dyshja e mirënjohur i dha fund martesës
Suela Kalaja dhe Sajmir Çili vite më parë kanë bërë publike historinë e tyre. Dyshja janë prindër të një vajze 9- vjeçare, Isea. Por duket se jo gjithçka ka ecur më së miri në këtë marrëdhënie, teksa kanë nisur problemet e para, dhe pas disa debateve të vazhdueshme, Suela i është drejtuar gjykatës me kërkesën për divorc. “Në seancë gjyqësore, gjykata konfirmoi faktin se fillimisht marrëdhëniet bashkëshortore kanë qenë të mira dhe korrekte, të ndërtuara mbi bazën e dashurisë dhe respektit reciprok. Me kalimin e kohës midis palëve kanë lindur mosmarrëveshjet si pasojë e koncepteve të ndryshme që kanë për jetën dhe, duke mos pasur më komunikim dhe mirëkuptim, bashkëjetesa midis tyre është bërë e pamundur.
Aktualisht paditësja Suela Kalaja dhe vajza e mitur Isea Çili jetojnë në një banesë me qira. Gjatë gjykimit, rezultoi se palët pavarësisht nga përpjekjet që kanë bërë për të normalizuar martesën, nuk kanë mundur të gjejnë mirëkuptimin dhe bashkëjetesa midis palëve nuk mund të kthehej në normalitetin e saj”, thuhet në kërkesën për divorc. GazetaShqiptare
saimir cili - suela kalaja1

Previous Post

SPECIALE/Viti 1948: Nga Durrësi nisen bombardues për të ndihmuar krijimin e Izraelit

Next Post

Kinemaja e Maliqit në flakë

admin

admin

Next Post
Kinemaja e Maliqit në flakë

Kinemaja e Maliqit në flakë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.