Policia e Vlorës arreston në flagrancë një shtetas i cili ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes dhe djalit të tij. Ne pranga ra shtetasi Kastriot Brahimaj, 50 vjeç, banues në Orikum, Vlorë.
Policia ka bërë arrestimin e tij në Orikum, pasi dyshohet se ky shtetas ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes, shtetases E.B., 43 vjeçe dhe djalit të tij K.B., 16 vjeç.
Dhuna e ushtruar ka qenë si pasojë e konsumimit të pijeve alkoolike.
Materialet iu dërguan Prokurorisë në ngarkim të këtij shtetasi, për veprën penale “Dhunë në familje”.











