Një 55-vjeçar ishte kthyer nga Tirana, ku banonte, për në Memaliaj për tu marrë me kanabis. Luan Llaka u arrestua nga policia, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, në një kasolle në fshatin Çërril u gjet dhe u sekuestrua 31.5 kg kanabis.
Gjithashtu nga kontrolli në banesën e këtij shtetasi u konstatua dhe lidhje e paligjshme e energjisë elektrike.
Policia thotë se në këtë vepër kriminale ishte përfshirë dhe djali i Luanit, 26-vjeçari L. Llaka, i cili është shpallur në kërkim.
Për të dy rëndon akuza e prodhimit dhe shitjes së kanabisit si dhe vjedhja e energjisë elektrike.












