Në mbledhjen e djeshme të komisionit të jashtëm Parlamentar, ndërsa diskutohej ëpr buxhetin e përfaqësive diplomatike, duke përfituar nga prezenca e drejtoreshës së Financës në Ministrinë e Jashtme, Ilda Dega, deputetët pyetën nëse do të rriten edhe pagat e ambasadorëve nga premtimi i qeverisë, por përgjigjja që morën ishte “besoj se do të rriten”.
Nga ana tjetër, deputetët e mazhorancës u ankuan se vetëm deputetët janë përjashtuar nga rritja e pagës dhe se janë lënë me një pagë të barabartë me një drejtor.
“Vetëm ne deputetët jemi përjashtuar nga rritja. E kemi pagën sa një drejtor”, dhe deputetja e PS-së, Luljeta Arapi.












