Sali Berisha ka numëruar 7 kushte në deklaratën e ministrave të Jashtëm të BE të cilat sipas tij duhet të bashkojnë gjithë shqiptarët për ti realizuar.
Në një analizë të qetë Berisha thekson se ky është një mur që duhet rrëzuar mes Shqipërisë dhe Europës.
“ Keshilli i Ministrave te Jashtem te BE, ne dokumentin e tij te sotem, pasi vlereson perpjekjet dhe progresin e Shqiperise konkludon:
– Nuk ka date per hapjen e negociatave
– Nuk ka date per nje raport te dyte per Shqiperine per hapjen e negociatave
– Ne kushtet per hapjen e negociatave shtohen edhe 7 kushte te tjera
Keshtu, ne kushtet qe Shqiperia duhet te plotesoje per hapjen e negociatave, pervec zbatimit te reformes ne drejtesi dhe vettingut, Keshilli i Ministrave shton edhe 5 kushtet e njohura te percaktuara ne mbledhjen e tij te dt 15 dhjetor 2015, te cilat ne vleresimin e tij nuk jane plotesuar. Prandaj dhe ne dokument thuhet se “Duke rikujtuar përfundimet e mëparshme të Këshillit, përfshirë ato të Dhjetorit 2015, Këshilli thekson se zbatimi i qëndrueshëm, i gjithanshëm dhe gjithëpërfshirës i të 5 prioritetet kyçe duhet të garantohet përpara hapjes së negociatave”, vijohet më tej në tekst.
Perveç pesë prioriteteve, dhe zbatimit te reformes ne te dretesise në konkluzionet e ministrave t jashtem te BE kërkohet a-zbatimi i ligjit të dekriminalizimit, b-reforma zgjedhore dhe zgjedhje sipas standarteve ndêrkombêtare, si dhe c-marrëdhënie të mira fqinjesie.
Te dashur miq, kjo deklarate nuk eshte nje flete-rrufe e shkruajtur nga opozita, siç e quajti Edvin Kristaq Rama per te mbuluar pergjegjesine dhe deshtimin dhe mashtrimet e tij deklaraten me te njejtat pika, madje me një pak, te Kryetarit te Komisionit Europian te Bundestagut gjerman, Krichbaum, por eshte dokumenti i miratuar nga 28 ministrat e jashtem te Bashkimit Europian ne Bruksel.
Duke shprehur keqardhjen e madhe per mos hapjen e negociatave dhe mospercaktimin e nje date ne te ardhmen per hapjen e tyre, per arsye qe renditen me siper, madje as dhe te nje date per nje raport te ri te afert per shqyrtimin e hapjes se tyre, ju beje thirrje shqiptareve per te bashkuar cdo perpjekje per plotesimin e kushteve dhe rrezuar muret qe jane ngritur ne rrugen e hapjes se negociatave! Sb”, komenton Berisha.











