Ne foto, nje gomone e kapur pak dite me pare ne Bari
Nuk është kapur kësaj here në brigjet e Italisë por në ato të Shqipërisë. Por nuk ka qenë e ngarkuar me kanabis. Ndoshta po kryente rrugën e rradhës dhe papritur është gjendur në kurth pikërisht aty ku nuk e priste, pranë lagunës së Karavastasë në Divjakë.
Drejtuesi i gomones është 27 – vjeçari nga Vlora me inicialet F.J, i cili është vënë në pranga. Policia dyshon që mjeti lundrues ka mbërritur në bregdetin shqiptar për të marrë ngarkesë droge.
Bllokimi i tij u bë menjëherë dhe sipas ekspertëve të policisë, dyshohet se kjo ka qënë rruga e dytë brenda natës dhe në rrugën e parë mund të ketë transportuar drogë. Gomonia është rreth 10 metër e gjatë me dy motorë 250 kuaj fuqi.











